RTSH 24 Live

Politikë

Zgjatja e afateve të vettingut, Gjiknuri: “Do e realizojmë me reflektimin pozitiv të opozitës”

25/11/2021

Zgjatja e afateve të vettingut, Gjiknuri: “Do e realizojmë me reflektimin pozitiv të opozitës”

 Numri dy i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, foli këtë të enjte nga Elbasani, lidhur me zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, ku tha se me një reflektim pozitiv të opozitës, ky projekt do realizohet shumë shpejt.Ai tha se ekziston një reformë e dakordësuar dhe nuk kërkohen ndryshime kushtetuese që rrjedhin si dakordësi e palëve politike.“Është një proces që ka nisur rrugën e tij, proces mbi palët dhe që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Ka një marrëveshje, një reformë të dakordësuar ka dhe institucione të ngritura që po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare do të jemi në gjendje tu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike dhe as ndryshime kushtetuese që rrjedhin si dakordësi e palëve politike”tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, foli edhe për emigracionn, të cilin e konsideroi si sfidë të shumë vendeve. 
Këto deklarata ai i bëri në ceremoninë për festën e Pavarësisë së Elbasanit.