RTSH 24 Live

Aktualitet

Zëvendëskryeministri Braçe, apel qytetarëve: Respektoni masat anti-covid, të shmangim një mbyllje të dytë të plotë

23/11/2020

Zëvendëskryeministri Braçe, apel qytetarëve: Respektoni masat anti-covid, të shmangim një mbyllje të dytë të plotë
Zëvendëskryeministri Braçe

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, u bëri apel sot të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizojnë takimet, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët. Zoti Braçe bën thirrje që qytetarët të kufizojnë dalje në kafe dhe restorante, takimet apo edhe vajtjet në qendra tregtare e pazare, kur ato nuk janë të domosdoshme.

Braçe shprehet se është refuzuar mbyllja totale sërish e vendit, pasi kjo do të ishte një goditje për të gjithë, dhe pikërisht për të shmangur këtë, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe secili të bëjë detyrën e tij.

 "Me rëndë e më vështirë se sot, nuk ka qenë asnjëherë në 9 muaj! A do reagojmë apo do i lëshohemi semundjes? Gjithëçka e kishim dhe e kemi ende ne në dorë. E di që është e vështirë kështu, por duhen kufizuar patjetër takimet jashtë shtepie! Veç punës me masat e njohura të sigurisë- maskë, distancë, higjenë, çdo gjë tjetër duhet kufizuar. Kemi refuzuar mbylljen. Çfarë s’kemi thënë kundër saj. Po i rezistojmë një mbylljeje të re tani, ama vetë, secili prej nesh, duhet të bëj të tijën: të mbroj veten duke kufizuar takimet, prezencën në kafe, klube, restorante, qendra tregetare, pazare etj.", shkruan zoti Braçe. /rtsh.al