RTSH 24 Live

Europë

Zelenskyi në Berlin jep garanci se nuk do të sulmojnë Rusinë me armët perëndimore

14/05/2023

Zelenskyi në Berlin jep garanci se nuk do të sulmojnë Rusinë me armët perëndimore

 
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dha një garanci se forcat ukrainase nuk do të sulmojnë territorin rus me armët e fuqishme që ai kërkon nga aleatët perëndimorë të Kievit. “Ne nuk po sulmojmë territorin rus. Ne po çlirojmë territorin tonë të ligjshëm”, tha Zelensky në një takim me kancelarin Olaf Scholz. ”Nuk kemi kohë, as forca dhe as armë të tepërta për këtë”, theksoi ai. ”Përgatitjet për operacionet kundërofensive u përqendruan ekskluzivisht në çlirimin e territorit tonë, i cili njihet nga e gjithë bota”, shtoi presidenti ukrainas. 
Disa orë para mbërritjes në vizitën e tij të parë në Gjermani që nga pushtimi rus, në shkurt të vitit të kaluar, Gjermania njoftoi një rritje të konsiderueshme të furnizimeve ushtarake në Ukrainë. ”Tashmë në Berlin. Armë. Paketa të fuqishme. Mbrojtja ajrore. Rindërtim. BE. NATO. Siguri”, shkroi Zelensky në Tëitter. 
Scholz priti presidentin ukrainas me nderime ushtarake. Zelensky, i veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona jeshile, falënderoi personalisht presidentin Steinmeier, pasi Gjermania njoftoi një paketë prej rreth 2,75 miliardë eurosh (3 miliardë dollarë), duke përfshirë tanket kryesore të betejës, automjetet luftarake të këmbësorisë, sistemet kundërajrore dhe municionet. 
Zelensky gjatë një vizite në Aachen mori çmimin prestigjioz ”Charlemagne”.  Në pakon e ndihmës gjermane  përfshihen 20 makina të këmbësorisë, Marder, 30 tanke Leopard 1, 15 tanke kundërajrore Gepard, 200 dronë vëzhgues, katër sisteme kundërajrore Iris-T dhe municione, municione shtesë për artilerinë dhe mbi 200 makina luftarake dhe logjistike.

 

/ rtsh /