RTSH 24 Live

Bota

Zelensky: Kemi çliruar dhjetëra vendbanime gjatë kësaj jave, aneksimi i rajoneve nga Rusia të pavlefshme

05/10/2022

Zelensky: Kemi çliruar dhjetëra vendbanime gjatë kësaj jave, aneksimi i rajoneve nga Rusia të pavlefshme

Një tjetër fshat kyç në rajonin jugor të Khersonit është çliruar nga forcat ukrainase. Ministria e Mbrojtjes në Kiev postoi një video që tregon brigadën e 35-të të marinës duke ngritur një flamur ukrainas mbi Davydiv Brid. Gjatë 48-orëve të fundit, forcat ukrainase janë shtyrë në jug përgjatë bregut perëndimor të lumit dhe njësitë ruse janë detyruar të tërhiqen edhe nga disa vendbanime në veri të rajonit Kherson.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kishin bërë lëvizje të shpejta dhe të fuqishme në Ukrainën jugore dhe kishin çliruar dhjetëra vendbanime vetëm këtë javë.

Presidenti Putin disa ditë më parë nënshkroi futjen në fuqi të dekreteve për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Por aneksimi nuk ka legjitimitet sipas ligjit ndërkombëtar dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka shpallur ato të pavlefshme.

Presidenti Joe Biden gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me Presidentin Zelensky e siguroi këtë të fundit se SHBA nuk do ta njohë kurrë aneksimin rus. Ata diskutuan gjithashtu 625 milion dollarë (550 milion £) ndihmë të SHBA, duke përfshirë raketat Himars.

/rtsh.al/