RTSH 24 Live

Botë

Zelensky dënon sulmin rus në maternitetin që vrau foshnjën e porsalindur: Armiku do të mbajë llogari

23/11/2022

Zelensky dënon sulmin rus në maternitetin që vrau foshnjën e porsalindur: Armiku do të mbajë llogari

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dënuar sulmin e forcave ruse në një maternitet në jug të Ukrainës ku la të vrarë një foshnjë të porsalindur. Zelensky, zotohet se armiku, në rastin konkret Rusia do të mbajë llogari për të gjitha të këqijat që solli në vendin e tij.

Nëna e fëmijës dhe një mjek u shpëtuan nga rrënojat e spitalit të shkatërruar në Vilnyansk e cila është një pjesë e rajonit ku Rusia, e pretendon si territor rus në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Shteti terrorist vazhdon të luftojë kundër civilëve dhe objekteve civile. Armiku ka vendosur edhe një herë të përpiqet të arrijë me terror dhe vrasje atë që nuk mundi ta arrijë për nëntë muaj dhe nuk do të arrijë dot. Përkundrazi, ai do të mbajë llogari për të gjitha të këqijat që solli në vendin tonë”, tha Zelensky.

Për muaj të tërë, bombardimet dhe sulmet me raketa ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile në pjesë të ndryshme të Ukrainës, duke përfshirë Kharkivin, ku trupat pushtuese ruse janë shtyrë nga kundërofensiva e Ukrainës.

/rtsh.al/