RTSH 24 Live

Rajon

Zëdhënësi i BE-së, Stano: Kurti- Vuçiç, pranojnë ftesën për takim më 18 gusht

04/08/2022

Zëdhënësi i BE-së, Stano: Kurti- Vuçiç, pranojnë ftesën për takim më 18 gusht

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar ftesën e BE-së që më 18 gusht të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve.

“Mund të konfirmoj që pasi përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ftoi të dy palët në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç kanë pranuar ftesën e tij. Ata do të mirëpriten në Bruksel më 18 gusht nga Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd”, deklaroi Stano, duke shtuar se më vonë do të jepen detaje të tjera për agjendën e takimit.

/rtsh.al/