RTSH 24 Live

Kuzhinë

Zbuteni mishin me ndihmën e këtyre trukeve

17/12/2020

Zbuteni mishin me ndihmën e këtyre trukeve

Sa herë ju kanë dhembur fulqinjtë derisa keni provuar të përtypni copën e mishit e cila në fillim ju është dukur që do të jetë e butë dhe e ëmbël, ndërkaq pas gatimit ju është bërë si “Shollë këpucësh”?

 

Për të mos ju ndodhur kështu, përkatësisht që mishi të jetë i butë dhe i ëmbël pas gatimit, bëni disa truqe.

Ato madje edhe mishin e lopëve të vjetra do ta shndërrojnë në copë mishi të mrekullueshëm. Besoni apo jo, ndihmon madje edhe Coca-Cola, transmeton Telegrafi.

Këta artikuj do ta zbusin mishin:

Pemët

Për zbutjen e mishit janë të shkëlqyeshme: ananasi, molla, dardha dhe mango. Nëse është e nevojshme, qëroni pemët, pastaj pritini në feta të holla. Mishin mbulojeni me feta të pemëve dhe fërgojeni ashtu ose piqeni në furrë. Lëngjet e pemëve do të zbusin mishin.

Vera e orizit

Përgatitni marinadën me pak verë orizi, vaj ulliri dhe qepë e mollë të prera imët. Mishin lëreni në këtë marinadë dhe futeni në frigorifer gjatë natës. Pos që do të marrë shije të mrekullueshme, do të jetë i butë si gjalpi.

Coca-Cola apo Pepsi-Cola

Janë pije të shkëlqyeshme për zbutjen e mishit para fërgimit, posaçërisht nëse është fjala për bërxollat e trasha. E gjitha që duhet të bëni është që të lini mishin në Coca-Cola apo në Pepsi-Cola dhjetë minuta. Pastaj nxirreni dhe lëreni të thahet dhe fërgojeni në vaj duke i shtuar piper të zi. Do të bëhet i mrekullueshëm.

Limoni

Marinimi i mishit në lëng limoni për gjysmë ore para gatimit është i mjaftueshëm që të zbutet.