RTSH 24 Live

Kosova

Zbulohet se dhjetëra informatorë të CIA-s jashtë vendit janë kapur

06/10/2021

Zbulohet se dhjetëra informatorë të CIA-s jashtë vendit janë kapur

Zbulohet se në vitet e fundit dhjetëra informatorë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) jashtë vendit, kryesisht në Rusi, Kinë, Iran dhe Pakistan janë kapur, vrarë ose kanë punuar si informatorë të dyfishtë.

Gazeta amerikane "New York Times" zbuloi një shënim informacioni që zyrtarët e inteligjencës së kundërzbulimit dërguan javën e kaluar në stacionet e CIA-s jashtë shtetit.

Në lajmin e gazetës, në shënimin e qendrës së kundërzbulimit të CIA-s pretendohet se në vitet e fundit kanë përcaktuar dhjetëra informatorë të huaj të cilët janë vrarë, arrestuar ose që me shumë mundësi punojnë në mënyrë të dyfishtë.

Në shënimin informues, pretendohet se informatorët e CIA-s kanë qenë objektiv i "gjuetisë" nga vendet si Rusia, Kina, Irani dhe Pakistani, se agjencia u beson shumë shpejt informatorëve kur i punëson, se ka nënvlerësuar inteligjencën e huaj dhe se ka nxituar në punësim.

Inteligjencat e huaja kanë përdorur teknologji inovative, përfshirë edhe matjet biometrike për kapjen e shumë informatorëve, thuhet në shënimin informues, ku pretendohet se agjentët e CIA-s në rajon janë dërguar me qëllimin për të informuar./AA