RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohet planeti që rrotullohet rreth tre yjeve njëkohësisht

30/09/2021

Zbulohet planeti që rrotullohet rreth tre yjeve njëkohësisht

Astronomët kanë zbuluar disa planete që rrotullohen rreth dy yjeve njëkohësisht, por tashmë mund të kenë gjetur planetin që rrotullohet në orbitën e tre prej tyre.

Një sistem yjor 1300 vite-dritë larg nga Toka, i quajtur GW Ori ka dy yje që orbitojnë pranë njëri-tjetrit me një të tretë disi më larg që rrotullohet rreth tyre dhe një shtëllungë gjigande disku pluhuri i rrethon të tre.

Disku i pluhurtë është i ndarë në tre unaza, me një hapësirë të madhe midis unazës së brendshme dhe dy të tjerave. Shkencëtarët po debatojnë nëse hendeku është simptomë e momentit gravitacional të forcës të shkaktuar nga tre yjet apo thjesht provë e planetit të parë që rrotullohet rreth tre yjeve, i cili po “gdhend” orbitën e vet.

Nëse kjo arrin të provohej, do të përforconte idenë se planetet në univers krijohen më rastësisht sesa mendojmë ne, madje edhe në sisteme të çuditshme.