RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohet një specie e re orkideje 

17/12/2021

Zbulohet një specie e re orkideje 

Studiuesit kinezë kanë zbuluar një specie të re orkideje të rrezikuar në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore, njoftoi Kopshti Botanik Wuhan (WBG) nën Akademinë Kineze të Shkencave, citon “Xinhua”.
Lloji i ri, Ponerorchis wolongensis, ka lule të bardha.
Gjetja është publikuar në revistën “Nordic Journal of Botany”.

Kjo është specia e dytë e re e orkideve e zbuluar nga WBG në Sichuan këtë vit. Më parë, ata kanë zbuluar një specie të re orkideje, të emërtuar Corallorhiza sinensis.
Me terrene të ndryshme, duke përfshirë male, pllaja dhe pellgje, krahina është e pasur me biodiversitet, ku gjenden më shumë se 450 lloje orkidesh të regjistruara.
Familja e orkideve ka rreth 28.000 lloje në mbarë botën dhe është renditur si specie bimore e rrezikuar, të shpërndara gjerësisht në ekosisteme të ndryshme tokësore.