RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohet një sistem të ri planetar 500 vjet dritë larg Tokës

08/01/2021

Zbulohet një sistem të ri planetar 500 vjet dritë larg Tokës

Përbëhet nga dy botë të nxehta, i madh sa madhësia e Neptunit dhe me një moshë midis 30 dhe 80 milion vjet.

Ky është sistemi më i ri planetar midis atyre të zbuluar nga teleskopi hapësinor i NASA-s ”Tess”.

Një grup astronomësh të udhëhequr nga studiues italianë nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaf) e gjetën atë në një distancë prej rreth 500 vjet drite nga Toka.

Rezultatet janë duke u botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”.

I pagëzuar TOI-492, sistemi planetar u studiua edhe në sajë të të dhënave të mbledhura në Itali me Teleskopin Kombëtar Galileo, në La Palma, në ishujt Kanarie.

Të dy planetët kanë një rreze rreth 4 herë më të madh se ajo të Tokës dhe orbitojnë rreth një ylli portokalli, pak më të vogël dhe më të ftohtë se Dielli.

Studiuesit arritën t’i gjenin ato duke studiuar uljen e shkëlqimit të yllit përgjatë vijës së vëzhgimit të Tokës, e shkaktuar nga tranziti i dy planetëve që shkakton eklipse të vogla të yllit ”prind”.

Të dhënat tregojnë se një nga dy planet përfundon një orbitë rreth yllit çdo 4 ditë.

E dyta, më e jashtme, zgjat 10 ditë.

Ky sistem i ri planetar është një laborator i shkëlqyeshëm për të studiuar se si planetët lindin dhe evoluojnë në univers./Atsh/