RTSH 24 Live

Teknologji

Zbulohet një ekzoplanet gjigant gazi, 8 herë më i madh se Jupiteri

25/11/2022

Zbulohet një ekzoplanet gjigant gazi, 8 herë më i madh se Jupiteri

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet të ri gazi, i ngjashëm me Diellin në një distancë prej 310 vjet dritë nga toka, në yjësinë e Centaurit. Ekzoplaneti HD 114082 b është 15 milionë vjeç dhe është më i riu i llojit të tij. Masa e tij është çuditërisht tetë herë më e madhe se e Jupiterit, planetit më të madh në sistemin tonë diellor

Një shpjegim i mundshëm për një masë kaq të madhe të një planeti kaq të ri me gaz është se ndryshe nga Jupiteri, ai ka një bërthamë jashtëzakonisht të madhe dhe të ngurtë.

Dendësia mesatare e ekzoplanetit të gaztë është rreth dyfishi i Tokës, gjë që është vërtet e jashtëzakonshme duke pasur parasysh se planeti ynë është shkëmbor, me një bërthamë hekur-nikel dhe nuk përbëhet nga hidrogjen dhe helium, elementët më të lehtë në univers.

Karakteristikat e mësipërme shqetësojnë shkencëtarët, pasi ato nuk janë në përputhje me modelet e deritanishme të pranuara gjerësisht të formimit të planetëve në univers.

Astronomët nga e gjithë bota kanë zbuluar më shumë se 5000 nga të cilët rreth 15% janë gjigantë gazi me masa të paktën të krahasueshme me Jupiterin. Deri më sot, janë gjetur vetëm tre ekzoplanetë të rinj gjigantë gazi me moshë deri në 30 milionë vjet.

/rtsh.al/