RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohet një "autostradë" 3000-vjeçare në mes të pyllit të ndërtuar nga fiset Maja

25/05/2023

Zbulohet një "autostradë" 3000-vjeçare në mes të pyllit të ndërtuar nga fiset Maja

Një zbulim i pabesueshëm vjen nga Amerika e Jugut, dhe konkretisht nga territoret që dikur i përkisnin fiseve Majave, një nga tre qytetërimet e mëdha parakolumbiane së bashku me Inka (Peru) dhe Aztekët (Meksikë). Në fakt, një rrjet i madh autostradash u zbulua në territorin midis Guatemalës së sotme dhe Meksikës.

Lajmi u raportua nga Washington Post dhe përfshin një studim të filluar në vitin 2015 të kryer nga ekipi i arkeologëve të udhëhequr nga Richard Hansen, profesor kërkimi në Universitetin e Idahos dhe president i Fondacionit për Kërkime Antropologjike dhe Studime Mjedisore. Ky hulumtim i përbashkët arkeologjik SHBA-Guatemala u botua nga Cambridge University Press.

Gjatë kërkimeve janë identifikuar sisteme digash me lidhje me rezervuarë, monumente në formë piramide, infrastrukturë bujqësore e deri kënde lojërash. Por mbi të gjitha, një rrjet lidhjesh rrugore që mbulojnë qindra kilometra dhe që lidh deri në 417 vendbanime dhe komplekse të lashta të artikuluara si qytete të vogla të vërteta. Afërsisht 178 kilometra rruge të gjëra të cilat studiuesit i kanë quajtur "sistemi i parë i autostradave në botë".

Shkencëtarët përdorën teknologjinë “lidar”, një lloj radari i avancuar që zbulon pranitë e fshehura nga bimësia e dendur, duke marrë imazhe rindërtuese 3D. Prandaj nuk u krye asnjë gërmim i vërtetë, por u përdorën "laser bionikë".

Pas këtij zbulimi, studiuesit mund të detyrohen të ri mendojnë shumë nga historia e njohur e Majave. Ky operacion do të duhet të bëhet jo vetëm duke parashikuar boshtin kohor, por edhe duke rishqyrtuar analizën socio-ekonomike-politike të këtij fisi të lashtë dhe të zhvilluar për kohën.

/rtsh.al/