RTSH 24 Live

Europë

Zbulohet komploti që shënjestronte krerët e qeverisë së gadishullit të Krimesë

03/05/2023

Zbulohet komploti që shënjestronte krerët e qeverisë së gadishullit të Krimesë

Shërbimet ruse të sigurisë pretendojnë se kanë zbuluar një komplot që shënjestronte krerët e qeverisë së caktuar nga Moska në Krime, gadishulli të cilin federate ruse e aneksoi në vitin 2014. 
Agjencia ruse e lajmeve Tass raportoi se shërbimet e sigurisë kanë dhënë emrin e Roman Mashovets, zëvendëskreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, si një nga arkitetkët e komplotit, por pa dhënë prova që të mbështesin këtë pretendim. "Janë ndaluar anëtarë të një grupi të infiltruar të inteligjes që verpon në Krime, gjashtë qytetarë nga Rusia dhe Ukraina, si dhe një shtetas i Ukrianës dhe Bullgarisë, të cilët janë përfshirë në transportin e eksplozivëve dhe përbërësve të pajijseve ekzplozive. Eksplozivë britanikë dhe përbërësë të pajisjeve eksplozive nga Bullgaria kalonin përmes Turqisë dhe Gjeorgjisë për në Rusi. Ato pretendoheshin se ishin soba elektrike, bëri të ditur Tass, e cila pretendoi se shënjestrat e komplotit ishin kreu i Republikës së Krimesë Sergei Aksyonov, kreu i parlamentit të Krimesë Vladimir Konstantinov, dhe kryebashkiakja e Jalta-s Yanina Pavlenko.

 

/ rtsh /