RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohet AND-ja më e vjetër në botë, habisin studiuesit me gjetjet e tyre

18/02/2021

Zbulohet AND-ja më e vjetër në botë, habisin studiuesit me gjetjet e tyre

Studiuesit kanë zbuluar AND-në më të vjetër në botë. Bëhet fjalë për mbetjet e mamutëve, që janë deri në 1.2 milion vjeçare. Në kërkimet e tyre, studiuesit analizuan gjenomat, duke përdorur ADN-në e marrë nga dhëmbët e tre mamutëve të varrosur në permafrost-in siberian. Ky zbulim, sipas studiuesve, hedh dritë se si mamutët evoluan për miliona vjet përpara se të zhdukeshin rreth 4 mijë vjet më parë. Mësohet se studiuesi është Tom van der Valk, i cili u shpreh se studimet e mëparshme tregojnë vetëm një specie mamutësh në Siberi. “Por analizat tona të ADN-së tregojnë se kishte dy linja të ndryshme gjenetike, të cilave iu referohemi si mamutë Adycha dhe Krestovka. Nuk mund të themi ende me siguri, por mendojmë se këto mund të përfaqësojnë dy specie të ndryshme.”, u shpreh ai.