RTSH 24 Live

Kuriozitete

Zbulohen lloje të ketrave gjigantë në Himalaje

31/05/2021

Zbulohen lloje të ketrave gjigantë në Himalaje

Shkencëtarët australianë kanë zbuluar një lloj të rrallë të ketrave në majat në Himalaje. Ketrat e gjatë afro 1 metra dhe të rëndë 2.5 kilogramë kanë qenë të njohur për shkencëtarët për më tepër e 130 vjet, por më herët ishte menduar se është speciele shumë e rrallë që jeton në luginat e largëta në Pakistan, raporton Daily Mail. Tash hulumtuesit nga Austria dhe Kina kanë treguar se dy lloje të ketrave gjigantë, të panjohur më herët për shkencën, jetojnë në Indi e Kinë.

Zbulimet janë publikuar në Revistën Zoologjike të Shoqërisë Linnean, ndërsa hulumtimi është drejtuar nga australianët Kristofer Helgen dhe Stephen Jackson. Dy speciet e reja, ketri fluturues tibetian (eupetaurus tibetensis) dhe ketri fluturues i Yunnanit (eupetaurus nivamons), janë specie të reja. “Këta janë disa prej ketrave më të gjatë në botë, kështu që është befasuese që është dashur të pritet deri në vitin 2021 për t’u zbuluar dhe caktuar emra shkencor. Këto janë specie të reja, me gëzof dhe janë gjenetikisht dhe nga aspekti anatomik krejt ndryshe nga ketrat tjerë. Dhe jetojnë në majë të botës – në Himalaje dhe në Platon Tibeiane”, ka thënë profesoresha Helgen.

Ndërkohë shkencëtari austrialian Jackson thotë se këta ketra jetojnë në lartësi deri 4800 metra, në zona kryesisht të pabanuara nga njerëzit.