RTSH 24 Live

Aktualitet

Zbulohen 2 grupe kriminale që kultivonin kanabis në Krujë, SPAK: Favorizoheshin nga policë dhe kryepleq

25/05/2023

Zbulohen 2 grupe kriminale që kultivonin kanabis në Krujë, SPAK: Favorizoheshin nga policë dhe kryepleq

Trembëdhjetë persona, janë nën hetim pasi akuzohen si pjesë e dy grupeve kriminale të përfshira në kultivimin e lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj në bashkinë e Krujës.

Aktiviteti kriminal i këtyre dy grupeve shtrihej prej 2020 dhe personat nën hetim cilësohen si organizatorë dhe kultivuesit e bimëve narkotike, punonjës policie dhe kryepleq për të cilët GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” më 23 maj. Deri tani janë 8 të arrestuar ndërsa 5 janë ende në kërkim.

 “Nga hetimet e zhvilluara rezulton se personat nën hetim, pjesë e dy grupeve kriminale janë përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim hedhjen më pas në treg të saj, duke filluar nga viti 2020 e në vijim. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në Njësinë Administrative Cudhi të Bashkisë Krujë, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën” thuhet në njoftimin e SPAK.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kishin punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj.

SPAK thotë se "grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë."

Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme.

Në lidhje me këtë janë sekuestruar mostra të këtyre bimëve dhe ekspertuar ato. Nga ky ekspertim ka rezultuar se bimët e sekuestruara janë të llojit canabis sattiva.

Po kështu, gjatë kontrollit të ushtruar vetëm në njërin në vendet e grumbullimit të lëndës narkotike, është sekuestruar ndër të tjera dhe sasia prej 145.5 kg kanabis sattiva, e paketuar në mënyrë të posaçme dhe e gatshme për tregtim.

Megaoperacioni u kodua  “Radio-ndërlidhja”.

Në pranga ranë:

-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

- S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur:

-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet 3 vjeçare

Hetimet që kanë zgjatur 3 vjet janë realizuar nga SPAK në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë megaoperacioni u ndërmor  nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës.

/rtsh.al/