RTSH 24 Live

Kronika

Zbërtheu krimet e tetë grupeve kriminale, "arrest me burg" për Nuredin Dumanin

21/05/2022

Zbërtheu krimet e tetë grupeve kriminale, "arrest me burg" për Nuredin Dumanin

18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK do të njihen sot me masat e sigurisë në GJKKO.

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Nuredin Dumanit i është komunikuar të parit masa e 'arrestit me burg ' në ambientet e veçanta të një spitali.

8 grupe kriminale me aktivitet në Tiranë Durrës dhe Elbasan janë goditur nga një hetim i nisur pas dëshmisë së personazhit të njohur të botës së krimit i akuzuar si vrasës me pagesë, Nuredin Dumani.

SPAK dhe Policia e Shtetit prej dy ditësh kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e 32 personave me rrezikshmëri të lartë dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje, rrëmbim e grabitje me armë.  

/rtsh/