RTSH 24 Live

Ekonomi

Zbatimi i pragut të ri të TVSH-së, DPT: Vetëdeklarimi për çrregjistrimin mund të bëhet online nga 19 – 28 Janar 2021

21/01/2021

Zbatimi i pragut të ri të TVSH-së,  DPT: Vetëdeklarimi për çrregjistrimin mund të bëhet online nga 19 – 28 Janar 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se prej datës 1 Janar 2021,  ka hyre në fuqi vendimi i cili ndryshon fashën e tatimpaguesve, që kanë detyrim për të deklaruar dhe paguar TVSH. Kjo drejtori informon tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 kanë realizuar një qarkullim deri në 10 milionë lekë, se kanë mundësi të ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes, për të zbatuar regjimin normal të TVSH-së. 

Hapat për të përzgjedhur në mënyrë vullnetare çregjistrimin ose jo nga përgjegjësia tatimore TVSH,  janë hurja në e-filing, në mënynë Çështjet e mia, dhe me pas krijohet një çështje të re, duke përzgjedhur “Deklarimi i TVSH” ku cdo tatimpagues mund të zgjedhë në do të vijojë të jetë i regjistruar për këtë përgjegjësi ose kërkon të çregjistrohem nga kjo përgjegjësi”. Kjo procedure plotësohet vetëm një herë dhe të gjithë tatimpaguesit kanë mundësi ta kryeni këtë vetëdeklarim në periudhën 19 – 28 Janar 2021. 

Administrata Tatimore,me pas  nëpërmjet proceseve automatike dote  çregjistrojë nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së. Nderkohe qe sipas drejtorise se Përgjithshme t e Tatimeve  tatimpaguesit të cilët edhe pse rezultojnë, nën kufirin e qarkullimit prej 10 (dhjetë milionë) lekëve  për gjatë vitit kalendarik deri në 31.12.2020, por që përgjatë kësaj periudhe kanë kryer të paktën një import, në përputhje të ligjit për TVSH-në, nuk do të ç’regjistrohen automtikisht nga përgjegjësia tatimore e TVSH-së. 

Për t’u ç’regjistruar nga TVSH-ja kjo kategori tatimpaguesish duhet të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale të juridiksionit të shoqëruar edhe me një vetëdeklarim nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk do të kryejnë importe në vijim. Këto kërkesa do të trajtohen me prioritet nga ana e DRT-ve për të vijuar me ç’regjistrimin