RTSH 24 Live

Aktualitet

Zaptoi hapësirën publike pa lejen përkatëse, Policia e Sarandës procedon 1 person, sekuestron 132 çadrat dhe shezlongë

05/08/2022

Zaptoi hapësirën publike pa lejen përkatëse, Policia e Sarandës procedon 1 person, sekuestron 132 çadrat dhe shezlongë

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht pronarin e një subjekti në Ksamil pasi kishte zaptuar hapësirën publike me shezlongë dhe çadra pa lejen përkatëse. Po ashtu, 36-vjeçari A.L., pronar i subjektit nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar. Policia bën me dije se sekuestruar 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil.

Policia e Sarandës vijon kontrollet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.   Sekuestrohen 132 çadra dhe shezlongë. 

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin:  -A. L., 36 vjeç (pronari i subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/