RTSH 24 Live

Maqedoni e veriut

Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut

07/02/2021

Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme në vend pas thirrjeve të liderit opozitar, Hristijan Mickoski. Zaev thotë se zgjedhjet e parakohshme pengojnë ekonominë, prandaj zgjedhjet duhen mbajtur në vitin 2024 dhe deri atëhere duhet punuar. Ndërkohë vetëm korrikun e kaluar u mbajtën zgjedhjet, ku partia e Zaev fitoi me një diferencë të ngushtë ndaj VMRO-DPMNE.

Gjithë përplasja ka filluar për shkak të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, por dhe përplasjeve me Bullgarinë për integrimin europian. “Ne kemi nevojë për të ndaluar zgjedhjet e parakohshme, ato pengojnë ekonominë. Vendi ka një drejtim të qartë në të cilin po lëviz. Çdo drejtim i hershëm do të thotë ngadalësim i proceseve ekonomike. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2024 dhe deri atëherë të gjithë duhet të hapim mëngët dhe të punojmë”, tha Zoran Zaev.