Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të mërkurën Qendrën e Kontrollit të Hapësirës Ajrore të Pekinit dhe bisedoi me tre astronautët kinezë që ndodhen në modulin kryesor të stacionit hapësinor të Kinës "Tianhe". Tre astronautët - Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo - filluan misionin e tyre tremujor në bordin e anijes "Shenzhou-12" më 17 qershor.