RTSH 24 Live

Sport

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Gjeorgji

04/06/2022

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Gjeorgji

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Judo Grand Slam që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Krasniqi mposhti në finale xhudisten hungareze Reka Pup, ku 26-vjeçarja garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Krasniqi është medaliste e artë në Olimpiadën e 2020 të zhvilluar në Tokio të Japonisë në verën e 2021.

/rtsh.al/