RTSH 24 Live

Aktualitet

Xhubleta nën mbrojtjen e UNESCO-s, Yuri Kim: Një nga fustanet më të bukur në botë

29/11/2022

Xhubleta nën mbrojtjen e UNESCO-s, Yuri Kim: Një nga fustanet më të bukur në botë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përgëzuar pranimin e xhubletës në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Yuri Kim, vlerëson xhubletën si një nga fustanet më të bukur në botë.

“Xhubleta është një nga fustanet më të bukur në botë. Është e mrekullueshme të shohësh trashëgiminë kulturore të njohur, të mbrojtur dhe të promovuar. Urime!”, shkruan Yuri Kim. 

Xhubleta është veshje tradicionale e shqiptareve, veçanërisht e zonave malore. 

/rtsh.al/