RTSH 24 Live

Sport

Xhokoviçit i është anulluar viza nga Australia

14/01/2022

Xhokoviçit i është anulluar viza nga Australia

Për herë të dytë Australia i ka anulluar vizën yllin të tensit Novak Xhokovic,  pasi ky i fundit u fut në territorin e atij vendi pa qenë i vaksinuar ndaj Covid 19. Vendimi i marrë nga ministri i emigracionit Alex Hawke mbi bazën e rregullave shënetësore të  aplikuara në atë vend për parandalimin e përhapjes së kornoavirusit, do të thotë se Xhokovië mund të deportohet. 
Megjithatë tenisti 34 vjecar nga Serbia, ka sërish mundësi të fillojë një tjetër sfidë ligjore për të qëndruar në Asutrali. Numri një i tenisit për meshkuj ishte parashikuar të luante në Australia Open, i cili fillon të hënën. "Sot ushtroj pushtetin tim për të anulluar vizën që mbahet nga zoti Novak Xhokovic, mbi bazën arsyeve shëndetësore në të mirë të interestit public" u shpreh ministri në një deklaratë. 
Lëvizja gjithashtu do të thotë se Xhokoviç ka shumë mundësi të përballet dhe me një ndalesë trevjeçare për marrjen e një vize të re australiane. Fitues nëntë herë i Australian Open, Xhokoviç shpresonte të mbronte titullin e tij javën e ardhsme, të cilin nëse e fitonte do ta bënte atë tenistin më të sukseshëm mashkull në histori me një rekod prej 21 titujsh grand Slam.  
Xhokoviçit iu hoq viza për herë të parë pasi mbërriti në Melburn në datën 6 janar, pasi zyrtarë të forcës kufitare të Australisë thanë se ai kishte dështuar të jepte provat e përshtatshme për të marrë një përjashtim nga kërkesa për të qenë i vaksinuar. Për orë të tërëa ai u mbajt i ndaluar në aeroportin e Melburnin dhe më pas kaloi ditë të tëra në një hotel imigracioni, disa ditë më vonë, atij iu rikthye viza nga një gjykatës që urdhëroi liriim e tij, pasi sipas tij zyrtarët kishin injoruar ndjekjen e procedurës së saktë kur Xhokoviç kishte mbërritur në Australi. Por këtë të premte, mininstri i imigracionit ia anulloi vizën nën fuqinë që i janë dhënë nga Akti Australian i Migrimit.