RTSH 24 Live

Kulturë

Xhamia Al-Nuri në Mosul

17/04/2021

Xhamia Al-Nuri në Mosul

 
Tetë arkitektë egjiptianë kanë fituar një konkurs ndërkombëtar për rindërtimin e kompleksit historik të Xhamisë Al-Nuri në Mosul, Irak. Kjo u bë e ditur nga organizatori i përzgjedhjes të UNESCO-s. Kompleksi u dëmtua rëndë nga konflikti në 2017 dhe rindërtimi i xhamisë është pjesë e projektit të organizatës për rehabilitimin e qytetit antik. Xhamia, e ndërtuar në shekullin e 12-të dhe e famshme për minaren e saj, u dëmtua keq gjatë luftimeve mes grupit të Shtetit Islamik dhe forcave amerikane dhe irakiane, e njohur si Beteja për Mosulin, me IS të akuzuar për hedhjen në erë të vendit. I përzgjedhur midis 123 projekteve  modeli fitues quhet "Dialogu i Oborreve". Rindërtimi "do të jetë një pikë referimi në procesin e përparimit të pajtimit dhe kohezionit shoqëror të qytetit të shkatërruar nga lufta", tha Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay. (Adrij IZILLEJ).  Puna e rindërtimit,  do të nisë në vjeshtë  dhe synon të rindërtojë sallën historike të lutjeve të Al-Nurit dhe të integrojë kompleksin, hapësirën më të madhe publike në Qytetin e Vjetër të Mosulit, në rrethinën e tij urbane përmes hapësirave të hapura publike. UNESCO nisi konkursin në Nëntor 2020 në koordinim me ministrinë Irakiane të Kulturës, Sunni  të Irakut dhe me mbështetjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky proejkt është pjesë e nismës së UNESCO-s "Ringjallja e Shpirtit të Mosulit" për rehabilitimin e qytetit dhe jetën e tij kulturore dhe forcimin e sistemit të tij arsimor.