RTSH 24 Live

Kuriozitete

Xhaketa e këngëtarit Majkëll Xhekson u shit për 250 mijë paund

11/11/2023

Xhaketa e këngëtarit Majkëll Xhekson u shit për 250 mijë paund

Është shitur për 250 mijë paund një xhaketë lëkure që ylli i ndjerë i muzikës pop Majkëll Xhekson ( Michael Jackson)  vishte në vitet 1980. 

Xhaketa bardhezi, të cilën Xhekson e pati veshur edhe në një reklamë të Pepsit, ishte parashikuar të kapte një vlerë deri në 400 mijë paund në një ankand që u mbajt të premten në Londër. Në të  u nxorrën në shtije edhe mbi 200 objekte të tjera të ikonave të muzikës, mes të cilave edhe një xhaketë e Xhorxh Majkëll ( George Michael ) si dhe një kapëse flokësh e Emi Uajnhaus ( Amy Whinehouse). 

Në ankand u xnorrën edhe objekte të Bitëlls ( Beatles), Deivid Boui ( David Bowie, Oeisis ( Oasis)  etj. 

Xhaketën që u shit,  Xhakson e pati veshur në 1984-ën për reklamat para që pati filmuar për Pepsin. 

Këto reklama mbetën në histori  pasi gjatë  filmimit të tyre, këngëtarit i morën flakë flokët, duke i shkaktuar djegie të rënda. 


Gazetare Elda Pepa

       
/ rtsh.al /