RTSH 24 Live

Politikë

Xhaçka: Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani!

15/04/2021

Xhaçka: Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani!

Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e jashtme Olta Xhaçka pas takimit të posaçëm të ministrave të jashtëm e të mbrojtjes të NATO. "Në emër të qeverisë shqiptare, konfirmova se Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani" shkruan zonja Xhaçka. "Ka ardhur koha që afganët 🇦🇫dhe forcat politike të marrin pronësinë e këtij procesi paqeje. 
Shqipëria është e gatshme të tërheqë trupat e saj, së bashku dhe në koordinim me Aleatët" tha zonja Xhaçka.