RTSH 24 Live

Teknologji

WhatsApp nuk ndalet me ndryshimet/ Ja çfarë i shtohet aplikacionit

23/06/2021

WhatsApp nuk ndalet me ndryshimet/ Ja çfarë i shtohet aplikacionit

WhatsApp po sjell një ndryshim të madh në aplikacion. Aplikacioni po shton dyqane. Tanimë do të jeni në gjendje të blini artikuj në aplikacionin e bisedës.

WhatsApp nisi si një aplikacion mesazhesh në vitin 2009. Por përfundimisht u ble nga Facebook në 2014 dhe që prej asaj kohe është përditësuar në mënyrë të vazhdueshme me veçori shtesë.

Më e fundit është “Dyqanet”, e cila lejon bizneset të ofrojnë dyqanet virtuale në shërbim të qytetarëve. Nuk është një surprizë e madhe, duke pasur parasysh që aplikacionet Facebook dhe Instagram, tashmë e kanë  që të dyjafunksionalitetin e blerjeve.