RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiç thirrje Rusisë: Mos rekrutoni serbë për të luftuar në Ukrainë, në kundërshtim me ligjet tona

17/01/2023

Vuçiç thirrje Rusisë: Mos rekrutoni serbë për të luftuar në Ukrainë, në kundërshtim me ligjet tona

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalë rekurtimin e serbëvë për të luftuar në krah të grupit mercenar Vagner në Ukrainë. Vuçiç kritikoi faqet ruse të internetit si dhe grupet ruse të mediave sociale që publikojnë reklama në gjuhën serbe ku grupi paraushtrak rus bën thirrje për vullnetarë për t’iu bashkuar forcave të tij.

Përse ju të Vagnerit iu bëni thirrje të tilla shtetasve serbë në një kohë që e dini se kjo është kundër rregullave tanë" ka thënë presidenti serb gjatë një transmetimi televiziv.

Vullnetarë serbë kanë marrë pjesë në luftime në krah të forcave pro ruse në urkrainë në vitet 2014 dhe 2015. Ligji serb ndalon shtetasit e tij që të marrin pjesë në konflikte jashtë vendi dhe disa persona janë dënuar se kanë vepruiar në kundërshtim të legjislacionit.

Vetë presidenti Vuçiç ka hedhur poshtë raportimet se grupi Vagner ka një prani në Serbi, ku organizatat ultranacinaliste dhe prokremlinit kanë mbështetur pushtimin e ukrainës. 

Serbia është një kandaidat për anëtarësim në BE, por gjithashtu është aleate tradiionale e Rurisë, për shkak se kanë të nëjtën origjinë, besim dhe gjuhë të ngjashme. Beogoradi ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës ndërsa gjithashtu ka refuzuar të vendosë sanksine ndaj Moskës.

/rtsh.al/