RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiç publikon foto nga restoranti në Beograd: Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski!

17/11/2022

Vuçiç publikon foto nga restoranti në Beograd: Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shfrytëzuar sërish rastin për të nënvizuar miqësinë me homplogun e tij shqiptar Edi Rama dhe atë maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Pas Konferencës Rajonale "Mundësitë për të investuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë në Ballkanin Perëndimor" të mbajtur të enjten në Beograd, presidenti serb  ka shtruar një darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Në postimin e bërë me këtë rast në rrjetet sociale Vuçiç e konsideroi Beogradin si qytetin e mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Ai bën të ditur se palët po punojnë për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve që do të mbahet vitin e ardhshëm në Beograd.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç në rrjetet sociale.

 

/ rtsh.al /