RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiç: Nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës, do të përgjigjemi seriozisht

11/05/2022

Vuçiç: Nëse Kosova aplikon në Këshillin e Evropës, do të përgjigjemi seriozisht

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar nga Brukseli se nëse Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të kishte një reagim të fortë nga Serbia. Vuçiç, i cili ndodhet në Bruksel për darkën joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se anëtarësime i Kosovës në Këshillin e Europës është shkelje e marrëveshjeve të Brukselit dhe Uashingtonit të arritur mes dy vendeve.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin, për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ka marrëveshje as të Brukselit e as të Uashingtonit. Do të jetë interesante të shohim se kush do t’i mbështesë për një gjë të tillë. Në do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, tha Vuçiç.

I pyetur për presionet e reja për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç u përgjigj qartë se do të marrim vendime në përputhje me interesat e Serbisë.

Kujtojmë se shtetet e rajonit, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë. /B92

/rtsh.al/