RTSH 24 Live

Serbi

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Sa të jem unë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

19/12/2020

Vuçiç bën deklaratën e fortë: Sa të jem unë, Serbia nuk do ta njohë Kosovën
Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka thënë të premten se Serbia nuk do të njohë Kosovën për sa kohë që ai do të jetë në detyrë.

Në një intervistë për emisionin Tv-Prva, Vuçiç tha se “Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022“.

Presidenti serb deklaroi gjithashtu se Serbia nuk do të bëhet pjesë e NATO-s, sepse është një vend me ushtri neutrale.

“Unë mendoj se ky është pozicioni më i mirë, të vetëruash vendin tënd, dhe pikërisht këtë gjë do të vazhdojmë të bëjmë”, ka thënë ai.

Qëndrime të njëjta të ashpra ka mbajtur edhe më parë Vuçiç, ku e cilësoi marrëdhënien me Kosovën si një çështje që mund të shpërthente nga momenti në moment.