RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrau me armë zjarri 49-vjeçarin në Tropojë, kapet autori i dyshuar, i sekuestrohet dhe pistoleta

04/09/2021

Vrau me armë zjarri 49-vjeçarin në Tropojë, kapet autori i dyshuar, i sekuestrohet dhe pistoleta

Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarr pasditen e së shtunës në Tropojë. Viktima është identifikuar si shtetasi Isat Goçaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem. "Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem", njoftoi policia. Ajo identifikoi autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin Altin Ismajlisufi, kapja e të cilit u bë pak minuta pas ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen" njoftoi policia.
Autori i dyshuar u shoqërua në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie mes autorit dhe viktimës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.