RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasje në Durrës

20/03/2021

Vrasje në Durrës

Një person është vrarë mëngjesin e së shtunës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. I vrari është identifikuar si Edmond Koçi, 40 vjeç, i njohur në Durrës si  Mond Çekiçi. Policia e Durresit thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa burime nga vendngjarja pohojnë se Çekiçi është vrarë brenda makinës së tij, nga persona të me veshje ushtarake kamuflazhi. Autorët që kanë kryer vrasjen mësohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Mercedes  Benz,  i cili pak minuta më vonë u gjet duke u djegur në Katund Sukth.  Forca të shumta policie rrethuan vendin e ngjarjes dhe po hetojnë bë lidhje me identifikimin e autorëve.  
“Mond Çekiçi”, është një emër i njohur i botës së krimit. Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri. Ai ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës. Koçi rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Mond Çeliku ishte arrestuar dhe në vitin 2020 për “armëmbajtje pa leje”.