RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Vlorë

25/10/2021

Vrasje e dyfishtë në Vlorë

Një krim tronditës u regjistrua ditën e sotme në Vlorë, ku nipi vrau me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas veten. Mësohet se viktimat janë Genci Koreta, 39 vjeç dhe Jorgji Koreta, 64 vjeç. Shtetasi Genci Koreta, 39 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, shtetasin Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Dyshohet se konflikti fizik mes dy të afërmeve ka nisur për shkaqe pronësie dhe më pas ka shkuar deri në shkrehjen e armës. Sipas informacioneve, pasi ka vrarë xhaxhain, 39 vjeçari është larguar nga banesa, për të vrarë më vonë edhe veten. Policia ka mundur që të sekuestrojë në vendin e ngjarjes edhe armën e gjahut me të cilën janë vrarë 2 personat.