RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja në Elbasan, Gjykata lë në burg autorin 18-vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij

25/08/2022

Vrasja në Elbasan, Gjykata lë në burg autorin 18-vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij

Gjykata e Elbasanit la në burg autorin e vrasjes së Madrid Ulqinakut, Orgito Peqini dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudian Sallufi.

Peqini u shfaq i qetë në sallën e gjyqit, madje duke buzëqeshur ndërsa Sallufi qëndroi i heshtur.

Ndaj Peqinit dhe Sallufit rëndon akuza e “vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Orgito Peqini e ka pranuar krimin dhe ka dashur të lehtësojë pozitat e mikut të tij, Klaudjan Sallufi, ndonëse nuk e ka ndihmuar në vendimin që dha gjykata.

Në seancë gjyqësore nuk ishin të pranishëm asnjë anëtarë i familjeve të dy të akuzuarve ndërsa Peqini, duke qenë i mitur, u asistua në seancë nga psikologia.

Për shkak të moshës, për veprën penale për të cilin akuzohet në bazë të nenit 76 të Kodit penal rrezikon nga 10 deri në 20 vjet burg dhe për shkak të moshës atij i përgjysmohet në 5 vjet deri 10 vjet burg dënimi nëse provohet vepra penale për të cilën akuzohet.

Të njëjtën masë arrest me burg gjykata dha para pak ditësh edhe për Ejden Dino bashkëpunëtor në krimin e 17 gushtit.

Horgito Peqini dhe Kaludjan Sallufi së bashku me Ejden Dinon, i cili u arrestua 2 ditë pas ngjarjes së rëndë ishin në shoqërinë njëri-tjetrit kur u përplasën me Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit, ku e goditë me armë zjarri Ulqinakun, i cili mbeti i vdekur në vendin e ngjarjes.

/rtsh/