RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasja e Sofisë, policia kërkon armën me praninë e autorit

13/03/2021

Vrasja e Sofisë, policia kërkon armën me praninë e autorit

Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Ernejt Shyti është personi që më 25 shkurt ekzekutoi Behar Sofinë në trotuarin pranë Lanës në bulevardin “Bajram Curri”, pranë Piramidës. Tashmë i ndaluar, 24 vjeçari është shoqëruar nga policia në vendin e krimit mesditën e sotme. Shyti ka treguar se armën e ka hedhur në Lanë dhe oficerë të RENEA-s vijojnë kërkimet të gjejnë armën. Duke pranuar autorësinë e krimit Shyti ka dëshmuar se i janë ofruar 50 mijë euro për të kryer këtë vrasje, por ende nuk dihet kush është porositësi. Në ngjarje janë përfshirë  edhe tre persona të tjerë tashmë të ndaluar.