RTSH 24 Live

Politikë

Vrasja e policit në Lezhë, Meta: Lufta kundër krimit duhet të jetë prioritet absolut!

28/09/2021

Vrasja e policit në Lezhë, Meta: Lufta kundër krimit duhet të jetë prioritet absolut!

Presidenti  Ilir Meta dënon ashpër aktin kriminal, vrasjen e oficerit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Sipas z Meta "lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë.  "Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor" shkruan në një reagim në rrjete sociale presidenti Meta.