RTSH 24 Live

Kronika

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 2 zv.drejtorë të policisë dhe pezullohen 6 efektivë

27/06/2022

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 2 zv.drejtorë të policisë dhe pezullohen 6 efektivë

Dy zv.drejtorë të policisë janë arrestuar dhe janë pezulluar 6 efektivë të forcave “Shqiponja”, pas përplasjes me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për zëvendësdrejtorin e policisë Berat, Albert Nushi dhe për ish-zëvendësdrejtorin e policisë Elbasan, Nikollaq Palla. Ata akuzohen për dëshmi të rreme dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë bëhet me dije se efektivët e forcave “Shqiponja” të pezulluar nga detyra janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja dhe Besmir Kadiu, të cilët po ashtu akuzohen për dëshmi të rreme dhe shpërdorim detyre.

Pjerin Xhuvani u vra 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i deputetit të PD, Gazmend Bardhi. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua, ndërsa në dëshminë e tij ka deklaruar se kishte qëlluar për vetëmbrojtje, pasi fillimisht ishte qëlluar nga persona që sipas tij po blinin vota. Kjo ngjarje zbuloi se PD kishte krijuar një strukturë të armatosur të quajtur ‘struktura për mbrojtjen e votës’, që patrullonte nëpër qytete me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Elbasan - Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

- A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

- D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

- B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm