RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, Çuçi: Autori do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit!

28/09/2021

Vrasja e oficerit të policisë në Lezhë, Çuçi: Autori do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi reagoi sot pas vrasjes në krye të detyrës të oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Ministri Çuçi u shpreh po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, deklaron ministri i Brendshëm.