RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e oficerit të policisë, Kim: Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë

28/09/2021

Vrasja e oficerit të policisë, Kim: Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi sot pas vrasjes në krye të detyrës të oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Ambasadorja Kim ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit, i cili u vra në krye të detyrë ndersa nënvizoi se shpreson që autorët të dalin para drejtësisë. “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe dhe trupat e tjera të pararojës përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka theksuar në reagimin e saj ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.