Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall sot fajtor për vrasjen e Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur 1/3 e dënimit. Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme", si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë, vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.
Dënimi i dhënë për Hajdarajn nuk ka përmbushur kërkesën për drejtësi të babait të Klodjan Rashës, i cili, i emocionuar, u shpreh pas seancës se gjykimi i shkurtuar u dha 'me një të rënë të lapsit'. Vrasjen e të birit ai e quajti 'makabritet", ndërsa tha para mediave se ai që kreu vrasjen 'u vesh me petkun e viktimës'.