RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, ministri Çuçi në 'Përballë': “ Vazhdon hetimi për sjelljen e policisë” 

19/01/2021

Vrasja e Klodian Rashës, ministri Çuçi në 'Përballë': “ Vazhdon hetimi për sjelljen e policisë” 

Hetimet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie ende s’janë mbyllur. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin 'Përballë', sqaron se hetimet e SHÇBA-së, lidhur me sjelljen e policit vijojnë, ndërkohë që dosja e ngjarjes është gati për në gjykatë. 
“Çështja është në hetim. Një rast lidhet me marrëdhëniet drejtëpërdrejt dhe me ngjarjen, me faktin me humbjen e jetës së Klodianit. Dhe kjo është mbyllur me prova të plota. I ka prokurori. I ka gati dhe do t’i çojë shumë shpejt në gjykatë. Një nga hetimet model. Dhe ka një çështje tjetër që lidhet me sjelljen e policisë. Pra janë dy të ndryshme. Për të parën kemi ecur me shpjetësi. Për të dytën vazhdon hetimi. Se nuk është thjesht për tu bërë.”- tha Çuçi në Përballë.