RTSH 24 Live

Kronika

Vrasja e Jan Prengës, Gjykata lë në burg përjetë Festim Bixhdilin

29/09/2022

Vrasja e Jan Prengës, Gjykata lë në burg përjetë Festim Bixhdilin

Gjykata ka lënë në burg për jetë Festim Bixhdilin, lidhur më rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës. Sipas prokurorisë, Bixhdili është njeriu kyç që ka informacion mbi vendin ku është varrosur trupi i Jan Prengës, por refuzoi ta tregojë.

Ndërkohë, për të pandehurin tjetër, Olsi Turja, gjykata dha dënimin me 3 vite, duke e shpallur fajtor për akuzën “pengim të zbulimit të të vërtetës”. Bixhdili ishte kopshtar i resortit Golden në Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020, ku sipas SPAK urdhrin për rrëmbimin e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi. Jan Prenga u dhunua dhe u vra, ndërsa trupi i tij ende nuk është gjetur.

/rtsh.al/