RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Vrasja e biznesmenit në Laç, policia jep detaje për ngjarjen

10/12/2021

Vrasja e biznesmenit në Laç, policia jep detaje për ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në qytetin e Laçit. Burime për mediat bëjnë me dije se një 55-vjeçar, i identifikuar si Pilot Rroli është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan. Viktima është biznesmen dhe ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH.