RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan, dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan shkon në SPAK

08/04/2021

Vrasja e babë e bir në Elbasan, dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan shkon në SPAK

Dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan lidhur me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012 në Elbasan shkon në SPAK. Ardjan dhe Florenc Çapja, akuzohen për grup kriminal. Ardjan Çapja u arrestua në 29 mars në Elbasan dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, Florenc Çapja. Aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. Lajmin për këtë kalim të dosjes e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj strukture, prokurori Arben Kraja. Kështu, SPAK do të hetojë këta persona: Ardjan Çapja, Florenc Çapia, bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli. 

Mbi ta rëndojnë disa akuza si: “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”. Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.

Në ditët në vijim pritet ekstradimi nga Greqia i Olsi alias Jorgo Lekut, i cili ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Më herët SPAK, kërkoi tërheqjen e akteve hetimore, ndërkohë vendimi për transferimin e dosjen erdhi pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe “ushtarit” të tij, Ardi Çekani. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, është kryer nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan.