RTSH 24 Live

Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier – Vëllai i viktimës: Autori më ka kërcënuar edhe prindërit me mesazhe

10/07/2024

Vrasja e 23-vjeçarit në Fier – Vëllai i viktimës: Autori më ka kërcënuar edhe prindërit me mesazhe

Xhim Bakaj i cili u vra nga ish-bashkëshorti i bashkëjetueses, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” detaje nga ngjarja e rëndë.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1, vëllai i viktimës, Niko Bakaj u shpreh se familja e dinte por jo që kishte konflikte të tilla me autorin. Për më tepër Bakaj u shpreh se autori, Xhuliano Mihaj kërcënonte edhe prindërit në telefon dhe të njëjtën gjë bënte dhe viktimën.

Familja e dinte por që kishte konflikte, s’na ka treguar që kishte konflikte kaq keq me atë person. Edhe mamaja gocën e ka takuar, e donte dhe nuk ja heq dot dashurinë, nuk ja mohojmë dot. Më kishte marrë prindërit në telefon, i kishte kërcënuar, nuk e di se kaq më ka thëne mamaja. Ishte shumë i fiksuar, i sëmurë. Në mesazhe i thoshte do të vras, do të bëj burg, kudo që të shkosh ti unë prapë do të gjej”, tha Niko Bakaj.

/rtsh.al/