RTSH 24 Live

Kronika

Votimi dhe numërimi elektronik, palët nuk gjejnë konsensus për zonat ku do të zhvillohen

14/01/2021

Votimi dhe numërimi elektronik, palët nuk gjejnë konsensus për zonat ku do të zhvillohen

Partitë politike duket se nuk po gjejnë dot një konsensus sa i takon zonave se ku do të realizohet votimi dhe numërimi elektornik në zgjedhjet e 25 Prillit.

Edhe pas takimit të zhvilluar me komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përfaqësuesit e partive politike nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët ndërsa burimet bëjnë me dije se socialistët janë tërhequr nga propozimi i tyre i parë lidhur me aplikimin e teknologjisë në zgjedhje duke e reduktuar atë në vetëm një ZAZ.

Realizmi i projektit pilot do të bëhej në jo më shumë se 20 % të zonave zgjedhore dhe secila parti do të shprehte dy qarqet që donte që numërimi dhe votimi elektronik të bëhej.

PD e LSI kanë kërkuar që kjo të realizohet në qarkun e Fierit dhe Korçës. PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën për projektin pilot të numërimit dhe votimit elektronik, por është tërhequr duke u shprehur më pas se ky projekt pilot duhet të realizohet vetëm në një ZAZ dhe se këtë le ta vendosë vetë KQZ-ja se kush do të jetë. 

Në mungesë të dakordësisë palët kanë pranuar të vijojnë takimet.