RTSH 24 Live

Europë

Von der Leyen: Trump do t’i përkasë historisë, por mbështetësit jo

20/01/2021

Von der Leyen: Trump do t’i përkasë historisë, por mbështetësit jo

Në pak orë Trump do t’i përkasë historisë, por mbështetësit e tij mbeten dhe imazhet e sulmit në Capitol Hill duhet të jenë për ne një paralajmërim, theksoi presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, në seancën plenare të Parlamentit të BE.

“Ne europianët nuk mund ta konsiderojmë veten të paprekshëm nga sa ndodhi në Capitol Hill: kjo është ajo që ndodh kur nga fjalët në vepra ndërtohet një kërcënim bazuar në dezinformim dhe lajme të rreme”, nënvizoi presidentja.

“Ne duhet ta përmbajmë këtë fuqi të tepruar të medieve sociale. Vendime të tilla si mbyllja e profilit të Trump nuk mund t’u lihet në dorë krerëve të Silicon Valley”, theksoi presidentja e Komisioni të BE, Ursula von der Leyen.

“Teknologjitë e reja nuk mund të shkatërrojnë vlerat e demokracisë”, tha ajo duke shpresuar për një bashkëpunim të ri midis BE dhe SHBA mbi tregtinë, teknologjinë si dhe për të shkruar rregulla të reja të ekonomisë dixhitale./ATSH